Ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm

15/08/2015 00:00

Ekstradohet nga Greqia një 44-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm. (Gazmir) Fatmir Zeneli nga Vlora, është dënuar për akuzat e vrasjes me dashje, plagosjes së rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 5 maj të 1997, ku Zeneli pasi ka konstatuar personin ndaj të cilit do të hakmerrej në afërsi të një bilardoje në Vlorë, ka ndaluar makinën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Lutfi Hyseni. Pasi ka hasur “hasmin”, Hyseni është futur me shpejtësi në bilardo, duke u fshehur pas trupit të Agron Çeçit, ndërkohë që Zeneli ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur të dy, Hysenin dhe Çeçin. Plumbat plagosën rëndë një person të tretë, Durim Pulajn.

Më 30 mars të këtij viti, Zeneli u arrestua falë bashkëpunimit me Interpol Athinën, për të ekstraduar më pas drejt vendit tonë.

Top Channel