Tenis, Nadal i jep lamtumirën Montrealit

15/08/2015 00:00

Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Masters 1000 i Montrealit. Tenisti spanjoll humbi në çerekfinale ndaj japonezit Kei Nishikori me rezultatin 6-2 dhe 6-4. Ndeshja zgjati vetëm një orë e gjysmë dhe nuk pati histori.

Në çerekfinalet e tjera, Novak Djokovic fitoi 2-1 ndaj letonezit Ernests Gulbis (5-7, 7-6 dhe 6-1), francezi Jeremy Chardy mundi amerikanin John Isner, ndërsa britaniku Andy Murray kaloi francezin Jo-Wilfred Tsonga me rezultatin 6-4 dhe 6-4.

Në gjysmëfinalet e turneut kanadez, Djokovic do të ndeshet me Chardy, ndërkohë që Murray do të ketë përballë Nishikorin.

Top Channel