Ajo është gjykuar shumë kohët e fundit për shkak të fizikut të saj të dobët në audicionet e “X Factor” muajin e kaluar, por Cheryl Fernandez-Versini i ka dhënë fund këtyre thashethemeve në një intervistë të dhënë për ‘Daily Mirror’.

“Jo, unë nuk jam anoreksike”, ka thënë këngëtarja.

Cheryl ka shtuar se ushtrimet fizike nuk futen në stilin e saj të jetës, por pavarësisht kësaj ajo thotë se nuk ka kohë të bëjë palestër dhe se i duket e panevojshme.

“Unë punoj 12 deri 14 orë në ditë. Nuk kam kohë momentalisht të merrem me palestër, por as që e kam të nevojshme. Më vjen mirë që njerëzit shqetësohen, por sinqerisht ky nuk është rasti”, shtoi Cheryl.

Top Channel