Theron: Zgjedh role për ta bërë botën më të mirë

15/08/2015 00:00

Charlize Theron zgjedh role në mënyrë që djali i saj të rritet në një botë më të mirë.

Aktorja 40-vjeçare, e cila ka birësuar një djalë në vitin 2012, tregon se nuk shqetësohet aspak rreth projekteve që mund të ndikojnë në jetën e saj familjare, por asaj i pëlqen më shumë të luajë në filma që flasin rreth problemeve të vështira sociale, pasi dëshiron të sjellë një ndryshim.

E pyetur nëse fakti i të qënurit një nënë ndikon për keq tek ajo për shkak të disa roleve, ajo ka thënë: “Nuk më shqetëson aspak. Nuk jam nga ato aktore që i marr me vete shqetësimet e rolit tim. Sapo mbaroj xhirimin, asgjë nuk më shqetëson më”.

“Si një nënë, më pëlqen më shumë të luaj në filma që flasin rreth problemeve sociale, pasi dëshiroj që djali im të rritet në një botë më të mirë”, tha aktorja afrikano-jugore.

Top Channel