Moti i keq, ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të vendit

15/08/2015 00:00

OSHEE ka njoftuar se si rezultat i kushteve të këqija atmosferike kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në jug dhe veri të vendit.

Zonat pa energji në jug janë Himara, Jala, Dhërmiu dhe Palasa.

Zonat pa energji në veri janë Vranishti, Brataj, Smokthina, Krasta dhe Martaneshi.

Top Channel