FIA: Edhe 2016-a do të jetë me 11 skuderi. Risia “Team Hass”

16/08/2015 00:00

Formula 1 rikthehet fundjavën e ardhshme, më 23 gusht, me pjesën e dytë të këtij sezoni, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) njofton prej tani se për kampionatin e ardhshëm të vitit 2016 nuk do të ketë shtim të skuderive.

Pra, ashtu si sezoni 2015, edhe ai i 2016-s do të vijojë me 11 skuderi dhe me 22 pilotë, ndërsa për ndonjë risi në lidhje me pjesëmarrjen ndoshta duhet të presim 2017-n.

E megjithatë, një gjë e re mund të shihet sërish në sezonin e ardhshëm, kur pritet të ketë një skuderi amerikane në sportin më të ndjekur të automobilizmit, siç është Formula 1. FIA kishte vendosur një afat përfundimtar deri më 30 qershor për të pritur ndonjë ofertë, por afati u shty deri në 30 korrik për të vlerësuar kërkesat e ardhura.

Ndaj dhe, përveç ofertës së amerikanëve të “Team Haas”, janë marrë në konsideratë edhe dy tjetër kërkesës, por që “asnjëra prej tyre nuk ka përmbushur kërkesat tona minimale për të qenë të pranueshme, ndaj dhe nuk do të ketë hyrje të reja për vitin 2016”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FIA-s.

Top Channel