Përplasi me makinë turistin francez, arrestohet banori i Orikumit

16/08/2015 00:00

Një shtetas shqiptar me banim në Orikum është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së shtunës nga policia e Vlorës, pasi aksidentoi një turist që lëvizte me biçikletë në Llogora.

Rreth orës 19 të pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Hotel Sofo” të aksit Llogora-Vlorë, 68-vjeçari Sofo Kuteli ka përplasur me automjetin e tij tip Benz shtetasin francez L. N., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arrestimi i tij është kryer në kushte flagrance, teksa turistit i është dhënë ndihma e parë.

Top Channel