Blatter sulmon Platininë: Më kërcënoi që të mos rikandidoja

16/08/2015 00:00

Një kapitull i ri lufte mes Blatterit dhe Platinisë duket se është hapur së fundi, pas intervistës së dhënë nga zvicerani për një të përditshme holandeze “Volkskrant”.

Presidenti në largim i FIFA-s ka akuzuar francezin, aktualisht numri 1 i UEFA-s por edhe kandidat për të pasuar Blatterin në krye të FIFA-s, se e ka kërcënuar me dërgim në burg, vetëm e vetëm për ta ndaluar të rikandidonte.

Kërcënimi, sipas intervistës, i është bërë vëllait të Sepp Blatterit, me qëllimin që ta detyronte atë të dorëzohej e të tërhiqej në Zyrih, vetëm pak orë përpara zgjedhjeve që e rikonfirmuan zviceranin në krye të FIFA-s.

Një konfirmim në fakt që zgjati vetëm 4 ditë, pasi Blatter u detyrua të vetëpezullohej nga detyra, për shkak të akuzave për korrupsion që janë ngritur nga FBI-ja, e që çuan në arrestimin e një sërë zyrtarëve të lartë bashkëpunëtorë të tij.

Top Channel