Kylie Jenner publikon foto nga seti i ri

16/08/2015 00:00

Kylie Jenner duket se ka bërë një set të ri fotografik, ku motra më e vogël e Kim Kardashian duket magjepsëse.

Jenner, që ditë më parë mbushi të 18-at, ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon njëren nga shumë foto që pritet të publikohen në vazhdim.

Setin e ri të fotove, ajo e ka realizuar bashkë me fotografen Sasha Samsonova, e cila edhe ajo ka postuar dy foto të tjera.

Kylie duket se është në hapat e motrës më të madhe, Kim Kardashian, pasi që në këtë moshë, ajo ka filluar të bëhet shumë e kërkuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel