E bija e Alessandra Ambrosios çdo ditë e më tepër duket si engjëlli i “Victoria Secret”.

Gjatë kësaj fundjave, 34-vjeçarja ka postuar disa foto nga pushimet me familjen, ku janë duke qëndruar në Greqi. 

Fillimisht, Ambrosio kishte publikuar një foto ku shihen në ujë me të bijën, Anja dhe si përshkrim ka shtuar: “Me sirenën time të vogël”.

Më vonë, Alessanda kishte ndarë me ndjekësit e saj një tjetër foto, po me të bijën, ku të dyja ishin shtrirë në ujë dhe po merrnin rreze dielli.

Për të treguar se i do të dy fëmijët shumë, në fund Ambrosio ka shfaqur edhe dashurinë për djalin katërvjeçar, Noah, duke publikuar një foto me të.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel