Rrihte bashkëshortin, arrestohet e kërkuara në Lushnje

16/08/2015 00:00

Dhuna në familje ka përjetuar episodin e radhës gjatë së shtunës, kur forcat e Policisë së Lushnjes kanë mundur të ndalojnë një shtetase të shpallur në kërkim, pasi ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj për ushtrim dhune.

Specialistë të krimeve në Komisariatin e Lushnjes ndaluan 26-vjeçaren Edmonda Trimi, 26 vjeç, banuese në fshatin Stan-Karbunarë, e shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Sipas denoncimit të të shoqit, Niko Trimi, ajo kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij më 10 gusht, në prani të fëmijëve, duke i shkaktuar atij dëmtime në fytyrë, e më pas është larguar nga banesa.

Materialet hetimore të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje, për të ngritur edhe akuzën ndaj saj.

Top Channel