Bashkëpunimi mes të rinjve të rajonit, ish-studentët e bursave të DASH mblidhen në Tiranë

16/08/2015 00:00

Transformimi i konflikteve dhe lidershipi transformues me qëllim ndikimin në ndryshimet sociale, si pushteti, konfliktet apo organizimi i komunitetit, janë në fokus të trajnimit me të rinj nga rajoni, ish-studentë të bursave të Departamentit amerikan të Shtetit.

Aktiviteti u përshëndet nga shefi zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ryan Robert, i cili vuri në pah rolin e rëndësishëm të programeve të shkëmbimit të mbështetura nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe përkushtimin për t’u dhënë mundësinë të rinjve të marrin pjesë në programe, që shërbejnë si ura bashkëpunimi mes vendeve të ndryshme.

Të rinjtë pjesëmarrës u përshëndetën dhe nga zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, e cila shprehu mbështetjen e qeverisë për nisma të tilla dhe vullnetin për të punuar në fushën e bashkëpunimit rinor me vendet e tjera të rajonit, me synim ndërtimin e dialogut, njohjes dhe bashkëpunimit të të rinjve në sektorë prioritarë të ekonomive të vendeve tona.

Top Channel