1500 vizitorë në ditë në Butrint

16/08/2015 00:00

Parku Kombëtar i Butrintit po frekunetohet masivisht nga turistët në këtë pikë sezoni. Të paktën 1500 vizitorë mbërrijnë çdo ditë për të vizituar sitin arkeologjik, pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Shëtitorja e suvenirëve në Butrint ofron këtë vit disa dhjetëra specifikime të reja nga Butrinti dhe liqeni.

Drejtori i Parkut, Gjergji Mano thotë se këtë vit të ardhurat janë rritur për shkak të shtimit të vizitorëve dhe se Butrinti ofron një kompleks atraksionesh.

Parku, që sipas tij është bërë strehë për evente me rëndësi ballkanike e europiane, është duke u promovuar dhe duke u përfshirë në guidat turistike të të gjithë rajonit.

Çdo vit në Butrint ndërmerren ekspedita kërkimore ku përfshihen një numër i madh arkeologësh dhe arkitektësh, por edhe studiues të fushave të tjera.

“Me kënaqësi konstatojmë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi pasur një rritje prej 47.7% të numrit të vizitorëve dhe 59% të të ardhurave. Këtë vit pretendojmë që të kapim shifrën 120 deri në 130 mijë vizitorë. Gjeografia e vendeve nga vijnë këta turistë tashmë është zgjeruar, madje mund të themi se së shpejti gudiave dhe hartave të sitit arkeologjik do t’i shtohen edhe dy gjuhë të tjera: gjuha polake, për shkak të numrit të madh të qytetarëve polakë të cilët na vizitojnë, si dhe gjuha kineze”, u shpreh Gjergji Mano, drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit.  

Butrinti u shpall qytet muze prej shetit socialist në vitin 1961 dhe pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s në vitin 1992.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Top Channel