Demba Ba, “kung fu” në Kinë (Video)

16/08/2015 00:00

Kinezët shquhen në artet marciale, por Demba Ba u transferua te Shanghai Shenhua për të luajtur futboll. Senegalezi duket se ka ngatërruar sport.

Ish-lojtari i Hoffenheim, Chelsea, Besiktas është transferuar këtë sezon në kampionatin kinez të futbollit me ekipin e Shanghai Shenhua, ku deri tani ka shënuar edhe dy gola.

Në ndeshjen që këta të fundit zhvilluan kundër Guangzhou Evergrande, ndoshta në mënyrë të pavullnetshme, sulmuesi e goditi keqazi kundërshtarin e tij në fytyre me një ngritje të këmbës që pak kishte lidhje me futbollin.

Fatmirësisht mbrojtësi ja hodhi pa ndonjë lëndim të rëndë, por më interesantja ishte se edhe senegalezi nuk u ndëshkua nga kjo ndërhyrje, për të cilët më e pakta mund të ishte një karton i kuq. Gjyqtari i ndeshjes u mjaftua vetëm me një karton të verdhë.

Top Channel