Ndahet nga jeta ish-arbitri i mirënjohur Ramiz Pregja

16/08/2015 00:00

Ish-gjyqtari i mirënjohur, Ramiz Pregja, një nga mjeshtrit e gjykimit në Shqipëri, është ndarë nga jeta këtë të diel.

Ai ka gjykuar në mesin e viteve ‘60 deri në vitet ‘80, duke qenë për një periudhë të gjatë kohe ndër më të mirët e brezit te tij. Pregja ka qenë edhe gjyqtar i FIFA-s për shumë vite, ku ka drejtuar mjaft ndeshje ndërkombëtare.

Një mesazh ngushëllimi familjes Pregja i ka dërguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka: “Shpreh ngushëllimet për humbjen e një mjeshtri të gjykimit, i cili i ka dhënë mjaft futbollit shqiptar. Ramiz Pregja do të respektohet gjithmonë nga komuniteti i gjyqtarëve dhe nga ai i futbollit, si një figurë që ka bërë epokë me nivelin e tij”.

Top Channel