Mateo Kovacic, futbollisti i ri i Real Madrid

17/08/2015 00:00

Mateo Kovacic sot do të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Real Madrid. Mesfushori i talentuar i Interit ka arritur marrëveshjen me klubin spanjoll, i cili do të paguajë 30 milionë euro plus bonuset për kroatin 21-vjeçar.

Lajmi i dhënë të dielën nga ‘La Gazzetta dello Sport’, u konfirmua edhe nga trajneri i Interit, Roberto Mancini: “Ka rregulla “Fair Play” financiar që duhen respektuar. Më vjen keq, por nuk kemi ç’bëjmë”.

Mateo Kovacic do të jetë zëvendësues i Modric dhe Kroos te skuadra e Realit.

Interi pagoi 11 milionë euro për Kovacic kur e bleu nga Dinamo e Zagrebit. Pas 3 vitesh, e shet për 30 milionë.

Top Channel