Bloom, në lidhje me një tjetër modele

17/08/2015 00:00

Që nga ndarja e tij me Miranda Kerr në vitin 2013, ai është përfolur për lidhje të mundshme me Selena Gomez dhe Erica Packer, por një tjetër thashethem ka nisur të qarkullojë.

Së fundmi, përflitet se Orlando Bloom është në një marrëdhënie me modelen astraliane Kate Elsworth.

Sipas revistës “Woman’s Day”, aktori është shumë i dashuruar me bukuroshen bjonde. Një burim ka thënë: “Ai ka bërë të gjitha ngacmimet e mundshme, por në një mënyrë shumë të edukuar”.

Por duket se ky nuk është vetëm një pëlqim i momentit, pasi ai e vlerëson kohën e kaluar me të dhe nuk është thjesht një vajzë në listën e tij.

Top Channel