Sa herë bie fjala për pandat, ju me siguri mendoni se ato janë vetëm bardhë e zi, por kjo ndoshta sepse ende nuk e keni takuar ende Qi Lai-n.

Ai është ndryshe, pikërisht për shkak të ngjyrës kafe dhe të bardhë. Në të vërtetë, kjo është një lloj pande shumë e rrallë, pasi që nga viti 1985 janë parë vetëm 5 të tilla në të gjithë botën.

Qi Lai, tani 5-vjeç, ishte gjetur kur ishte dymuajsh nga disa studiues në malin Qinling në Kinë, pasi e ëma e tij ishte zhdukur në xhungël.

Për të mirën e tij, studiuesit e kishin  marrë atë dhe e kishin vënë në një qendër kërkimore, ku është ushqyer me qumështin e pandave të tjera në këtë qendër, si dhe ka pasur përkujdesjen e duhur mjekësore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel