Emigrantët në Serbi, Partia Popullore kërkon ngritjen e gardhit

17/08/2015 00:00

Partia Popullore Serbe vlerëson se Serbia duhet të veprojë si Hungaria e të ngrejë një gardh në kufirin me Maqedoninë. Sipas kësaj partie, kjo është mënyra e vetme që të pengohet hyrja e emigrantëve në Serbi.

“Është koha e fundit të fillojmë të sillemi si çdo shtet tjetër perëndimor, i cili në vend të parë e ka interesin e vet e jo atë të të tjerëve”, thuhet në deklaratën e PPS-së.
 
Nga kjo parti kujtojnë se sipas definicioneve të OKB-së dhe BE-së, Serbia nuk ka qëndrim zyrtar se personat që kanë hyrë në këtë shtet, në çfarë kategorie do të hyjnë, si “të ikurit”, “azilantët” apo “emigrantët”.
 
“Në Serbi nuk kemi qëndrim zyrtar se për çfarë kategori të njerëzve bëhet fjalë, përveç se çdo ditë arrijnë lajme alarmante prej qarqeve zyrtare se deri në fund të vitit do të paraqiten rreth 100.000 kërkesa për azil, gjë që neve do na kushtojë 150 milionë euro”, thuhet në deklaratën e PPS-së.
 
Sipas PPS-së, Parlamenti i Serbisë duhet t’ua parandalojë mundësinë të kërkojnë azil atyre që kanë kaluar nëpërmjet një vendi të sigurt, siç janë Greqia dhe Maqedonia.

Top Channel