Indonezi, ende asnjë shenjë nga pasagjerët e avionit të rrëzuar

17/08/2015 00:00

Ekipet indoneziane të kërkim-shpëtimit i janë drejtuar zonës së largët në perëndim të rajonit të Papuas, ku ka rënë sipas gjasave avioni i kompanisë “Trigana Air”.

Zyrtarët kanë konfirmuar zbulimin e pjesëve të tij prane qytetit Oksibil. Avioni me 54 persona ne bord, 44 pasagjerë të rritur, 5 fëmijë e 5 anëtarë ekuipazhi u zhduk nga radaret 33 minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti i Jayapuras.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të mbijetuar nga aksidenti, ndërkohë që zyrtarët e shërbimit postar indonezian njoftuan se mjeti transportonte edhe katër çanta me gati 500.000 dollarë, para këto që do t`i shpërndaheshin banorëve të varfër të zonave të thella malore.

Top Channel