Alternativa e dietës? Ujë, për hidratim dhe për të humbur peshë

17/08/2015 00:00

Të humbësh 1% të ujit në krahasim me peshën e trupit është e mjaftueshme për të ndjerë menjëherë lodhjen. Ja pse është e rëndësishme të rifitosh humbjet hidrike, sidomos gjatë verës, duke mbajtur një nivel të mirë të hidratimit falë ushqimeve të duhura.

Ja disa këshilla për të pirë sa më shumë ujë dhe për t’u ndjerë mirë:

Të ndihmon me dietën

Sipas të dhëna të një studimi në Gjermani, uji ka një efekt shumë të mirë mbi metabolizmin. Të pish dy gota ujë në temperaturën e ambientit, rreth 500 ml, para çdo vakti, kontribuon në rritjen e metabolizmit, duke favorizuar procesin e dobësimit. Personat që kanë marrë pjesë në studim kanë treguar se kanë humbur peshë më shpejtë, falë këtij zakoni. Një efekt mjaft pozitiv është se të jep ndjesinë e ngopjes.

Efekti “kundërmoshës”
Trupi i njeriut përbëhet nga 80% ujë, dhe kjo përqindje bie sipas moshës. Nëse tek të porsalindurit kjo përqindje është 85%, tek një person i rritur është 55-60%. Uji pastron trupin dhe dezintoksion, përmirëson bukurinë e lëkurës, dhe lufton plakjen. Rregulli i përditshëm që nuk duhet harruar? Para mëngjesit, pini një gotë ujë, duke e alternuar me ujë dhe limon të freskët. Ka një efekt dezintoksikues dhe rihidraton organizmin pas natës.

Uji i gazuar
Uji nuk është i njëjtë. Tek uji mineral mbetjet janë mes 500- 1000 miligram: oligoelementë si bikarbonati, soda, fluori, kalciumi, squfuri dhe hekuri që ndihmojnë në përmirësimin e organizmit me ndihmën e mineraleve të vlefshme. Uji i gazuar ka fluksat e dioksidit të karbonit. Ato tentojnë të fryjnë stomakun dhe nuk rekomandohet si burim kryesor i lëngjeve. Por megjithatë ndonjëherë mund të shërbejë si alternativë.

Burimet e lëngjeve
Mos harroni që ushqimet kanë përmbajtje të lartë të ujit. Gjatë verës hani shalqi, domate, pjepër. Kunguj, patëllxhanë, sallatë jeshile ju ndihmojnë në hidratimin e trupit. Ndiheni të lodhur? Përgatisni një lëng frutash e perimesh dhe do të jetë një eliksir energjie dhe force.

Pini pak?
Sipas punës që bëni dhe ambientit ku jetoni është e rëndësishme të hidratoni organizmin me sasinë e duhur të ujit. Nëse harroni të pini shpesh, është e këshillueshme të mbani me vete në çantë një shishe ujë. Të pini në sasi të pakta ka një efekt përmirësues për organizmin, dhe ndihmon në evitimin e ndjesisë së rëndesës dhe fryrjes së barkut. Kur punoni ose bëni punët e shtëpisë vendoseni një shishe ujë në një vend të dukshëm, pasi do të jetë një stimul që të pini shpesh.

Top Channel