Udhëtimi…tashmë një nevojë

18/08/2015 00:00

Jemi në periudhën më të favorshme të vitit për të lënë pas dore për pak kohë rutinën e përditshme dhe të nisemi për udhëtime, qofshin ato të gjata apo të shkurtra.

Të udhëtosh nuk përbën më vetëm një dëshirë të gjithsecilit nga ne, por një nevojë. Udhëtimi ka një efekt shumë pozitiv tek ne, duke nxitur ndër të tjera rritjen e vetëbesimit.

Pra, zonja, më poshtë ju sjellim argumente bindëse për të justifikuar udhëtimin tuaj të ardhshëm! Burra këtë herë nuk është dhe aq e lehtë të thoni‘’Jo”.

Na bën të fitojmë siguri dhe jashtë zonës tonë të rehatisë

Zhvillimi dhe ecja përpara nuk ka të bëjë me të qënurit i sigurt në zonën tonë të rehatisë. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm përballë çfarëdolloj situate dhe të papriture. E kush më mirë se sa udhëtimi di të na “kalisë” përballë të tilla situatave e na kërkon që me pak imagjinatë e pakticitet t’ja dalim mbanë.

Udhëtimet ju mësojnë të jeni vendimmarrës

Sa herë ju ndodh të lini dikë tjetër të marrë një vendim për ju, duke shfaqur indiferentizëm apo qoftë dhe sepse ju mbase nuk jeni aq i vendosur (dhe pse do të donit të ishit). Nëse ju jeni nga ata individë që i shmangni vendimmarrjet, atëherë udhëtimi ju jep një dorë që të jeni ju ata që i vini pikat mbi ‘i’. Udhëtimi, sidomos nëse udhëtoni vetëm, ju detyron të vendosni për gjithçka në itinerarin tuaj, duke filluar që me hotelin ku do pushoni, me ushqimin qe do porosisni e deri në të tjera detaje, që nuk do jua kishte marrë mendja kurrë se do ju duhej të vendosnit një ditë. E pra, udhëtimin mund ta quajmë si një praktikë për të qenë vendimtar.

Na jep mundësi të njohim vetveten

Disa njerëz mendojnë se ju vërtetë nuk e njihni veten tuaj kur jeni rreth te 30-ve. Udhëtimi është një nga mënyrat më të mira për të njohur veten tuaj. Kur ndodheni në vende të reja e me njerëz të rinj, aq më të lehtë e keni të njihni veten tuaj dhe të vendosni në peshore midis gjërave që ja vlejnë dhe atyre që nuk ja vlejnë.

E pra, përveç argëtimit, relaksit, njohjes së kulturave, qyteteve apo shteteve të reja, të udhëtarit na përgatit për të pasur më shumë sukses aty ku e lamë para se të iknim..në punë ..dhe në të përditshmen jetë.

Top Channel