Ermir Lenjani huazohet te Nantes

18/08/2015 00:00

Të paktën deri në fund të këtij sezoni futbollistik, Ermir Lenjani do të jetë pjesë e Nantes në ligën franceze dhe tashmë kjo është bërë zyrtare.

Lojtari i Kombëtares shqiptare u transferua në klubin e tij të ri nga Rennes me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga ana e Nantes pas përfundimit të sezonit.

Lenjani u ble në janar nga Rennes, por duket se konkurrenca e madhe në këtë ekip, të paktën sipas trajnerit të kësaj skuadre, i ka shtyrë drejtuesit e klubit ta transferojnë në një tjetër skuadër shqiptarin.

“Në skuadrën tonë ka shumë konkurrencë në pozicionin e tij, Ermiri është një lojtar që luan me Kombëtaren dhe në mënyrë që të marrë pjesë në Euro 2016, ai ka nevojë për një kohë të caktuar aktivizimi që unë nuk mund t’ja garantoj”, ka deklaruar trajneri i Rennes.

Top Channel