Teatri Kombëtar i Kosovës prej ditësh pa energjia elektrike

18/08/2015 00:00

Teatri Kombëtar i Kosovës prej disa ditësh vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Për pasojë edhe puna artistike në këtë institucion është pezulluar.

Të hënën, ndaj kësaj ngjarje, reagoi bordi ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës. Në një komunikatë për media thuhet se bordi ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës reagon ashpër ndaj dukurisë së shpeshtuar të ndërprerjes së rrymës elektrike në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gjë që gjatë këtij viti ka ndodhur disa herë.

Për fat të keq, siç thuhet në komunikatë, kjo dukuri e shëmtuar po ndodh edhe gjatë këtyre ditëve dhe, si e tillë, është duke e penguar funksionimin normal të njërit nga institucionet themeltare artistike e kulturore në Kosovë. Njëri nga regjisorët, i cili aktualisht po e përjeton këtë situatë, është Bekim Lumi i, cili ka bërë të ditur se i është ndërprerë puna në realizimin e shfaqjes “Nana dhe Fëmija”.

Top Channel