Berat, dy persona në kërkim për kultivim bimësh narkotike

18/08/2015 00:00

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim dy shtetas dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit pas një operacionit antikanabis të ndërmarrë në Luzaj.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet A.S., 51 vjeç, banues në Berat dhe F.S., 42 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndaj këtyre dy shtetasve rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Këta dy persona dyshohen si autorë të mbjelljes së mbi 200 rrënjëve hashashi në një parcelë në fshatin Luzaj. Bimët ishin me një lartësi rreth 2 metra, gati për korrje.

Policia ka asgjësuar bimët narkotike, ndërkohë që ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe për kryeplakun e fshatit, që akuzohet për moskallëzim krimi.

Top Channel