Bashkëshorti i Aniston tregon unazën e martesës

18/08/2015 00:00

Aktori Justin Theroux është parë në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, teksa është fotografuar për herë të parë pas martesës me Jennifer.

Çifti është martuar në prani të 70 të ftuarve në shtëpinë e tyre, në Bel Air, në fillim të këtij muaji. Më pas ata zgjodhën destinacionin Bora Bora për muajin e tyre të mjaltit.

I fotografuar për herë të parë në publik pas ceremonisë surprizë, 44-vjeçarit i dallohej një buzëqeshje në fytyrë. Fotoja u realizua në aeroportin e Los Angeles, teksa në gisht mbante unazën e martesës.

Top Channel