Bieber, në jaht mes vajzave me bikini

18/08/2015 00:00

Justin Bieber është duke kaluar shumë mirë ditët e fundit të pushimeve. Adoleshenti është fotografuar në Kaliforni, i shoqëruar edhe nga disa vajza me bikini.

21-vjeçari ishte në një jaht luksoz në plazhin e Njuportit, ndërsa tre vajza me bikini i janë afruar dhe i janë bashkuar në jaht, para se të drekonin së bashku.

Bieber ishte veshur sipas stilit të tij të zakonshëm, me një T-shirt të gjerë e një kapele të zezë.

Megjithatë, pavarësisht se në jetën personale është duke i ecur mjaft mirë, në atë profesionale gjërat nuk janë ashtu siç do të donte 21-vjeçari, pasi kënga “What do you mean” nuk po arrin suksesin e dëshiruar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel