Konflikt të “Komuna e Parisit”, plagoset me thikë një person

18/08/2015 00:00

Një person është plagosur me armë të ftohta, paraditen e së martës, në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

I plagosuri është shtetasi G. Marku. Sipas gazetës Shqip, ai është qëlluar disa herë me thikë pas konfliktit me disa persona.

Pas përplasjes, Marku është shoqëruar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie për të nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. 

Autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Top Channel