Fyerjet ndaj arbitrit, Pique rrezikon pezullim të gjatë

18/08/2015 00:00

Protestat e ashpra ndaj arbitrit anësor mund t’i kushtojnë shtrenjtë futbollistit Gerard Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës, gjatë ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës me Athletic Bilbao në Camp Nou, nuk i kurseu aspak fyerjet ndaj gjyqtarëve kur në minutën e 55-të dhe e gjithë kjo për një pozicion jashtë loje të Aduriz, që nuk u sinjalizua.
 
Një gjest i tillë nuk u pëlqye aspak nga gjyqtari u sfidës Velasco Carbaho, i cili nuk ngurroi t’i tregojë 28-vjeçarit kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën katalanase me 10 futbollistë.

Ky incident pritet të diskutohet nga Gjykata Sportive në Spanjë që mund ta dënojë qendërmbrojtësin spanjoll nga 4 deri në 12 ndeshje pezullim, dënim ky që do të zbatohet në ndeshjet e Primera Division, që starton këtë fundjavë.

Top Channel