Chelsea nuk bind. “Blutë” duan të hyjnë në merkato

18/08/2015 00:00

Chelsea nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier Ligë. Kampionët e Anglisë kanë marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje pas barazimit 2-2 me Swansea dhe humbjes 3-0 me Manchester City.

Tek drejtuesit e klubit londinez janë shfaqur shqetësime sa i përket forcës së skuadrës, sidomos në repartin e mbrojtjes dhe, për këtë arsye, ata do të kërkojnë të ndërhyjnë.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, pronari i Chelsea, Roman Abramovic, po mendon të japë një fond për ta vënë në dispozicion të Murinhos për ta shpenzuar në merkaton e transferimeve përpara se ajo të mbyllet.

Gjithnjë sipas medias angleze, trajneri portugez synon të sjellë në skuadër tre futbollistë. Mësohet se një prej emrave të kërkuar nga Chelsea është John Stones nga Everton, për të cilin klubi londinez ka ofruar 30 milionë paund, ndërkohë që Everton kërkon 34 milionë. Në të njëjtën kohë, 52-vjeçari kërkon të përforcojë skuadrën e ti edhe me një mesfushor e një sulmues.

Ndërkaq, Chelsea ka ofruar në ekip disa emra të rinj që zëvendësuan lojtarët e larguar. Portieri Cech u zëvendësua nga Begovic, Didier Drogba nga Falkai, ndërsa vendin e mbrojtësin Filipe Luis e mori Abdul Baba Rahman.

Top Channel