Meta në Jalë: Ndryshim i madh në politikë, sfidat që ka vendi vazhdojnë të jenë të vështira

18/08/2015 00:00

Një ndryshim i madh në politikë, në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi vazhdojnë të jenë të vështira. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, para 500 të rinjve në hapjen e kampiungut të LRI-së në Jalë.

“Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira. Ky angazhim, ky investim që ju bëni në LRI është dhe do të jetë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për të ardhmen tuaj, por për të ardhmen e të gjithë gjeneratës tuaj”, tha kreu i LSI-së.

Referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, kreu i LSI vlerësoi kontributin e veçantë të forumit rinor të partisë së tij, duke vënë theksin tek Tirana, ku LRI drejtoi fushatën.

“Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku LRI-ja ishte ajo që drejtoi fushatën. Duhet t’i motivojmë të gjithë të rinjtë të mësojnë sa më shumë, të përmirësohen përditë. Shqipëria europiane do të mbetet thjesht një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron dhe mund të konkurrojë vetëm përmes një rinie më të arsimuar, më të kualifikuar”, vijoi z. Meta.

Të pranishëm në ceremoni e çeljes së kampingut ishin edhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Zv. Ambasadori i Francës, Didier Guilbert, Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales së të Rinjve Socialistë (International Union of Socialist Youth-IUSY), Evin Incir, si edhe deputetët e LSI-së,. Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Petrit Vasili.

Top Channel