Ndihmëspiloti, që piu uiski përpara fluturimit, dënohet me 6 muaj burg

18/08/2015 00:00

Ndihmëspiloti letonez, që pranoi se kishte konsumuar uiski dhe birrë disa orë përpara fluturimit të “AirBaltic”, nga Norvegjia drejt Kretës, është dënuar me 6 muaj burg.

Dy anëtarë ekuipazhi kanë marrë gjithashtu dënime, njëri me 45 ditë dhe tjetri me 60 ditë heqje lirie.

Analizat treguan se niveli i alkoolit në gjakun e pilotit 38-vjeçar ishte gati 7 herë mbi normën e lejuar.

Ai tha përpara gjykatës se, bashkë me kolegët kishin boshatisur dy shishe me uiski, përpara se të kalonin te birrat.

Testimi i tyre u krye nga policët norvegjezë, pas informacionit të marrë nga një person që preferoi të mbetej anonim.

Top Channel