Atletikë, vetëm 1/3-ta e atletëve do të dorëzojnë mostra gjaku para botërorëve

18/08/2015 00:00

Trupa qeverisëse botërore e Atletikës pritet të braktisë politikën e vjetër të të testuarit të gjakut të të gjithë atletëve gjatë një kampionati botëror, si ai i radhës në Pekin, duke e kufizuar në vetëm 1/3-tën e garuesve që do të duhet të dorëzojnë mostrat e gjakut për t’iu analizuar.

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF) këmbëngul se me këtë vendim, vetëm sa ka prezantuar një sistem më të mirë, që do të ketë për objektiv testimin e atletëve elitarë, por vetëm sa i përket mostrave të gjakut, pasi ai i mostrave të urinës do të mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Megjithatë, ky vendim ka shtangur shumë prej garuesve pretendentë. Në dy Botërorët e fundit, në Daegu 2011 dhe Moskë 2013, çdo atleti iu mor mostra e gjakut për analiza.

Vendimi për të kufizuar normën e testimit mund të shihet si një objektiv madhor publik i vetë IAAF-së, duke pasur parasysh shqetësimet rreth faktit sesa shumë është përhapur problemi i përdorimit të substancave të ndaluara nëpër sporte.

Top Channel