Itali, arrestohen skafistët e tragjedisë

18/08/2015 00:00

8 persona, ndër të cilët edhe një minoren, janë arrestuar nga policia italiane në lidhje me tragjedinë e para pak ditëve në Kanalin e Siçilisë, ku humbën jetën 49 klandestinë.

Që të tetë ishin të kombësive të huaja, bën me dije policia, dhe mbi ta rëndon akuza e trafikimit klandestin dhe vrasje me paramendim të personave.

Identifikimi i skafistëve është bërë nga vetë emigrantët e mbijetuar të tragjedisë. Sipas dëshmive të marra nga ata, është mësuar se skafistët kanë ushtruar dhunë ndaj viktimave, të cilët për t’i shpëtuar mbytjes kanë tentuar të ngjiten nga hangari i anijes në pjesën e sipërme.

Në anijen me 400 persona arritën të shpëtoheshin 351 refugjatë.

Top Channel