“Pastrimi” i internetit në Kinë. Mbi 15 mijë arrestime

18/08/2015 00:00

Rreth 15.000 vetë janë arrestuar nga policia kineze në lidhje me krimet kibernetike, si pjesë e lëvizjes qeveritare për të marrë nën kontroll internetin.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë të qeverisë pa përcaktuar kohën se kur janë bërë arrestimet. Nga të dhënat e cituara, të paktën 66 000 faqe interneti janë hetuar individualisht për të parë ndërhyrjet e mundshme.

Qeveria kineze lançoi në muajin korrik një program 6-mujor titulluar “Pastrimi i internetit”. Nën hetim ishin krimet që kishin të bënin me vjedhjen e identitetit, kumarin “online”, pornografinë dhe aktivitetet terroriste.

Përsa i përket kontrollit të internetit, Kina njihet si censuruesi më i madh në botë.

Top Channel