F1, Raikkonen: Në Spa kam arritur fitoren më të bukur

18/08/2015 00:00

Kimi Raikkonen njihet si një nga pilotët më të shpejtë të Formulës 1 dhe gara e ardhshme e Botërorit do të zhvillohet në një nga pistat më të shpejta të kalendarit: Spa Francorchamps. Edhe pse në këtë pistë ka kujtime të bukura, finlandezi i Ferrarit qëndron me këmbë në tokë.

“Sigurisht që ajo e vitit 2009 ka qenë fitorja më e bukur, pasi nuk kishim një makinë të shpejtë dhe fituam vetëm falë nisjes së mirë”, deklaroi Raikkonen.

“Më pëlqen kjo pistë. Është e bukur dhe ka hijeshinë e pistave të vjetra. Në Belgjikë gjithmonë zhvillohen gara emocionuese, me shumë parakalime”, shtoi Raikkonen, i cili në Spa ka fituar 3 herë gjatë karrierës së tij.

Top Channel