Reali fiton trofeun “Bernabeu”, mposht Galatasaray-n

19/08/2015 00:00

Edhe këtë vit trofeu “Santiago Bernabeu” është fituar nga Reali i Madridit, pasi ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin turk të Galatasaray-t. Ky trofe luhet çdo vit para fillimit të La Liga-s.

Nacho dhe Marcelo i siguruan madrilenëve trofeun, pasi ata ishin autorë të golave në këtë ndeshje për të zotët e shtëpisë, ndërsa për turqit shënoi holandezi Wesley Sneijder, ish-lojtar i Realit.

Kjo ishte ndeshja e fundit për të besuarit e Rafa Benitez para nisjes së La Liga-s, ku të dielën ata do të luajnë ndaj Sporting Gijon.

Për t’u shënuar në këtë takim ishte edhe pritja madhështore që iu bë Sergio Ramos nga tifozët, pasi mbrojtësi vendosi të zgjasë kontratën me klubin pas tentativave të shumta të Manchester United për ta transferuar në Angli.

Top Channel