Bomba në Bangkok, vepër e një rrjeti terrorist

19/08/2015 00:00

Sulmi me bombë që vrau 20 persona në Bangkok të Tajlandës ditën e martë, u krye nga një rrjet terrorist sipas policisë vendase. Hetuesit po përpiqen të kapin të dyshuarin kryesor të atentatit, një mashkull me një bluzë të verdhë që u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine në tempullin hindu, por pas tij ka edhe persona të tjerë.

Shefi i policisë tajlandeze, Somyot Poompanmoung ka thënë për Associated Press se ky sulm me bombë ishte vepër e më shumë se një personi.

“Është e sigurtë që nuk e ka bërë i vetëm. Është një rrjet”, tha Poompanmoung, pa dhënë detaje të tjera.

Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, e ka përshkruar atentatin si më të rëndin ndonjëherë ndaj vendit të tij.

Top Channel