Ronaldo dhe James tallen me Marcelon

19/08/2015 00:00

James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo nuk e lanë të qetë Marcelon në intervistën që mbrojtësi brazilian po jepte për një televizion spanjoll pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid-Galatasaray, e vlefshme për Trofeun Bernabeu.

Kolumbiani dhe portugezi i dolën nga mbrapa duke bërë fytyra të çuditshme në momentin që Marcelo po fliste për ndeshjen dhe për sezonin e ri që e pret Realin e drejtuar nga Rafa Benitez.

Marcelo ishte protagonisti i fitores së Realit me një gol shumë të bukur në fundin e ndeshjes.

Top Channel