Tentoi të vidhte energjinë, vdes 33-vjeçari

19/08/2015 00:00

Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi bashkë me dy persona të tjerë, në tentativë për të vjedhur telat e tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është ndaluar Sulejman Kuka, 43 vjeç dhe po hetohet G. Q, 40 vjeç, banues në Kuçovë. Bashkë me O. Q, 33 vjeç ata kanë shkuar në aksin rrugor Berat- Kutalli për të vjedhur telat e shtyllës së tensionit të lartë. Pas kontaktit me rrymën elektrike, O. Q ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndaj Sulejman Kukës dhe G. Q rëndojnë akuzat e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe moskallëzim i krimit.

Top Channel