Pedro në Londër, negocion me Chelsea

19/08/2015 00:00

Chelsea do të jetë destinacioni i Pedro Rodriguez. Blutë e Londrës kanë përfituar nga problemet në tratativa të Manchester United për të bindur sulmuesin e Barcelonës që të transferohet në Stamford Bridge.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, drejtuesit e Chelsea arritën marrëveshjen për blerjen e kartonit të futbollistit për 30 milionë euro, duke plotësuar edhe kërkesën e klubit katalanas.

Mësohet se akordi mes palëve u arrit në mbrëmjen e së martës me Chelsea që do të paguajë 28 milionë si shifër fikse, ndërkohë që 2 milionët e tjerë do t’i japë në formën e bonuseve në varësi të rendimentit dhe minutave të aktivizimit të futbollistit.

Pedro Rodriguez tashmë ndodhet në Londër për të kryer vizitat mjekësore me kampionët e Anglisë, ku ai do të gjejë edhe spanjollin Cesc Fabregas, me të cilin ka luajtur te Barcelona.

Top Channel