“Charlie Hebdo”, i mbijetuari i sulmeve padit mediat: Më rrezikuan jetën

19/08/2015 00:00

Një nga personat që u mbijetuan agresorëve të revistes satirike “Charlie Hebdo” ka vendosur të hedhë në gjyq mediat franceze, që bënë publike vendndodhjen e tij.

Lilian Lepere qëndroi i fshehur për 8 orë poshtë një lavamani, pasi personat e armatosur mësynë dyqanin në periferi të Parisit, ku ai punonte.

Said dhe Cherif Kouachi kishin vrarë 12 vetë në ambientet e revistës një ditë përpara se të sulmonin dyqanin në fjalë.

Lepere pretendon se jeta e tij u rrezikua, prej detajeve të dhëna nga gazetarët në radio dhe në televizion.

Stacioni radiofonik RMC ishte i pari, që përcolli informacionin se një burrë po fshihej nga agresorët në fabrikën e mësyrë në Dammartin en Goele, e paskësaj lajmi u shfaq edhe në ekranet e dy prej rrjeteve më të mëdha televizive të Francës, TF1 and France 2.

Top Channel