Vepra të turpshme me të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

19/08/2015 00:00

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës në akuzën e veprave të turpshme me të mitur. Odhisea Kaçi, nga Ksamili akuzohet se, më 4 gusht ka kryer vepra të turpshme me të miturin A. G., 8 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, në fillim Kaçi ka arritur të gënjejë fëmijën me qëllim për ta afruar pranë vetes dhe ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me të, pa arritur në marrëdhënie intime. Kjo e fundit, thekson policia, vërtetohet nga mjeku ligjor pas ekzaminimit të kryer që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja.

Top Channel