Lirimi i hapësirave publike, Bashkia e Tiranës vijon aksionin nëpër lagje

19/08/2015 00:00

Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave publike që ka nisur në njësinë administrative numër 5 në kryeqytet, nënkryetari i Bashkisë, Isuf Shehu, ka paralajmëruar ndëshkime me gjobë për të gjithë ata që nuk e kanë respektuar në mënyrë vullnetare këtë nismë të bashkisë.

“Ne jemi duke planifikuar marrjen e të gjitha masave që do të sanksionojnë vendosjen e penaliteteve për të gjithë ata që zënë hapësirat publike. Këto masa do të jenë tejet të ashpra. Në këtë mënyrë do të mundohemi ta çlirojmë këtë qytet nga të gjitha abuzimet”, tha Shehu.

Pas njësisë administrative numër 5, aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë në të gjithë njësitë e tjera. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka premtuar se do t’u lirojë hapësirat publike qyetarëve.

Top Channel