Rusia asgjëson domate çeke, të importuara si prodhim maqedonas

19/08/2015 00:00

Autoritetet ruse në Kaliningrad kanë shkatërruar thuajse 20 tonë domate me prejardhje nga Republika Çeke, por që ishin importuar në Rusi me certifikatë të rreme sikur të ishin prodhuar në Maqedoni.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat çeke, të cilat ndër të tjera thonë se asgjësimi i kësaj sasie prodhimi është kryer pasi autoritetet maqedonase ishin distancuar nga malli në fjalë, duke u futur më pas në listën e produkteve të importuara ilegalisht për në Rusi nga vendet e BE-së, për të cilat Kremlini ka vendosur që t’i asgjësojë në kufi, duke mos u mjaftuar me embargon e vendosur më herët.

Për dallim nga Maqedonia, Republika Çeke bën pjesë në listën e vendeve të përfshira në embargon ruse ndaj prodhimeve ushqimore, të deklaruar si masa hakmarrëse ndaj sanksioneve që kanë vendosur SHBA-të dhe BE-ja kundrejt Federatës Ruse, me argumentin e ndikimit në krizën ukrainase.

Top Channel