Ndërprerjet e energjisë gjatë sezonit turistik, Adrian Çela zbret në Himarë

19/08/2015 00:00

Ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike në zonën bregdetare kanë çuar në Himarë drejtorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Adrian Çela. Qëllimi i kësaj vizite ishte evidentimi i defekteve në terren dhe përgatitja për investim.

Sipas kreut të OSHEE-së, defektet janë të bartura, pasi në këto zona nuk është investuar qysh nga koha e elektrifikimit të vendit. Ai theksoi se “nuk mund të fshihemi pas gishtit dhe është e vërtetë që pushuesit janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike në zonat bregdetare. Kemi arritur të rikuperojmë defektet në një kohë më të shkurtër se vitet e kaluar”.

Më tej, ai theksoi se po punohet për të nisur investimin në shtator për kalimin e linjës 110 kV, projekt i cili përfundon implementimin në vitin 2017, por rezultatet – sipas Çelës, – do t’i japë qysh sezonin e ardhshëm.

Ai deklaroi se kontrollet kanë rritur arkëtimet, ndërsa ato do të vijojnë. Çela u ndal edhe te performanca, e cila ka pasur probleme – sipas tij, – dhe për të cilën OSHEE ka nisur aksion edhe për të pastruar vetveten.

Top Channel