Superoperacioni në Dukagjin, asgjësohen mbi 30 mijë bimë hashashi

19/08/2015 00:00

Qindra forca policore janë duke vazhduar aksionin në shkallë të gjerë në zonën e Dukagjinit për të shkatërruar parcelat e mbjella me hashash.

Grupet e forcave të rendit kanë me vete harta të sakta të të gjitha parcelave me hashash. Hartat janë siguruar pas fotografikëve nga ajri me avionë me ndihmën e policisë italiane.

Deri në këto momente policia thotë se janë gjetur 200 parcela me hashash dhe mbi 31 mijë rrënjë.
Këto janë shifrat e bëra të ditura për mediat nga ana e drejtuesve të operacionit që ndodhen në terren.

Sipas oficerit Skënder Kalemi, ka ende shumë parcela të tjera ku policia do bëjë asgjësimin.

në lidhje telefonike me edicionin qendro të lajmeve në Top Channel, ishte zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj.

Ai tha se parcelat me bimë narkotike janë mbjellë në zona të thella malore, gjë që vështirëson punën e efektivëve të policisë.

Mullai shtoi se parcelat varionin nga 50 rrënjë deri në 2 mijë rrënjë secila. Ai tha se policia ka arrestuar me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike rreth 100 persona, ndërsa janë marrë në pyetje dhjetra banorë të zonës.

Top Channel