Baseli gabon ndaj izraelitëve; Valencia fiton ndaj Monaco-s

19/08/2015 00:00

Baseli-t të shqiptarëve i ikën fitorja nga duart në ndeshjen e parë të play-off të Champions-it ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Aviv, të cilët barazuan 2-2 në minutën e 6 të shtesës në Zvicër.

Xhaka mungoi në këtë takim, ndërsa Gashi u fut në fushën e lojës në minutën e 15 të pjesës së parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë, megjithëse edhe këtë herë nuk arriti te goli. Delgado dhe Embolo shënuan për vendasit, ndërsa Zehavi ishte autori i dy golave për miqtë.

Një fitore të rëndësishme mori Valencia, e cila mposhti 3-1 Monaco-n në “Mestalla”, pas një 90-të minutëshi të dominuar, ku tregoi të gjithë forcën e saj në sulm, me Paco, Feghouli dhe Parejo që shënuan të tre.

Fitore, duke shënuar 3 gola, regjistroi dhe Celtic, por skocezët pësuan 2 nga suedezët e Malmo-es, që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Skandinavi javën e ardhshme.

Shakhtar Donetsk gjithashtu mund të konsiderohet pothuajse i kualifikuar në grupe, pasi skuadra e Luceskut fitoi 1-0 në transfertë ndaj Rapidit të Vjenës.

Top Channel