Shqiptarit i refuzohet azili në Gjermani, kërcënon me vetëvrasje (VIDEO)

20/08/2015 00:00

Një shqiptar në Gjermani kërcënoi me vetëvrasje, pasi mori përgjigje negative nga autoritetet gjermane për azil.

Në një video të dërguar në Top Channel nga azilkërkuesit e tjerë shqiptarë në Gjermani, duket një person i zhveshur që ka hipur në tarracën e një ndërtese disakatëshe të kampit të refugjatëve dhe kërcënon se do të hidhet.

Mësohet se policia gjermane e ka zbritur nga tarraca azilkërkuesin, i cili pritet së shpejti të kthehet nga autoritetet gjermane në fluturimet e radhës, me avionët që po përdoren për shqiptarët që u është refuzuar azili.

Top Channel