Ja sa vuajnë këta dy majmunë në Kinë…

20/08/2015 00:00

Disa foto të publikuara së fundi në internet tregojnë një burrë kinez, i cili detyron dy majmunë për të performojnë në rrugë.

Në një foto tronditëse duket pronari teksa kërcënon majmunin me një pistoletë plastike për të performuar. Për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, majmunët janë detyruar të pinë duhan, të shtrëngojnë duart me kalimtarët, apo të mbajnë para në gojë. Majmunët qëndronin përgjatë gjithë kohës të lidhur me zinxhir, ndërsa kur ata refuzonin të kryenin këto veprime goditeshin me shkop nga i zoti.

‘Shfaqa’ u organizua në qendër të qytetit Suining në provincën Sichuan të Kinës, ku njerëzit paguanin për të ndjekur performacën e detyruar të dy majmunëve.

Mediat kineze reaguan me kritika ndaj pronarit, ndërsa i është bërë thirrje autoriteteve për të forcuar ligjin për mbrojtjen e kafshëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel